Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u takua me Ministrin e Punëve te Brendshme te Turqisë İdris Naim ŞAHİN

Gjatë pjesëmarrjes në  "Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic bashkë me Ministrin e Administratës Publike në Kosovë z. Mahir Yaggjilar të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Turqi z. Avni Spahiu  kanë  zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve te Brendshme te Turqisë İdris Naim ŞAHİN.

21 nëntor 2012, Prishtinë

Gjatë pjesëmarrjes në "Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic bashkë me Ministrin e Administratës Publike në Kosovës z. Mahir Yagjilar të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Turqi z. Avni Spahiu kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve te Brendshme te Turqisë İdris Naim ŞAHİN.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë në fushën e Administratës Publike më theks të veçante për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve  në këtë drejtim.

Gjatë vizitës dyditëshe në Stamboll,  Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues tjerë të institucioneve të Turqisë dhe përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse në Kongres.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors