Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvëndëskryeministri Slobodan Petrovic vizitoi sot komunën e Parteshit

Zëvëndëskryeministri  i Kosovës,  dhe Ministër i Administrimit  të Pushtetit Lokal  Slobodan Petrovic,  vizitoi sot komunën e  Parteshit /Pasjan, me rastin e inagurimit të sallës sportive.
 

05 nëntor 2012


Zëvëndëskryeministri  i Kosovës,  dhe Ministër i Administrimit  të Pushtetit Lokal  Slobodan Petrovic,  vizitoi sot komunën e  Parteshit /Pasjan, me rastin e inagurimit të sallës sportive.


Së bashku me kryetarin e komunës  z.Nenad  Cvetković  si  dhe drejtorin e shkollës    Pasjan  z. Goran  Jancić, Ministri Petrovic  bëri  hapjen e objektit të ri të ndërtuar në këtë komunë.


"Do të doja të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë projekt, Qeverinë  e Kosovës, Komunën e Parteshit , drejtorin e  shkollës në Pasjan, sidomos ata të cilët do të përdorin këtë sallë, më të vegjlit tanë, me  dëshirën  që nga kjo sallë të dalin, si njerëz të mirë,  natyrisht  edhe si atletë   që do të përfaqësojnë komunën në dritën më të mirë. Ky është një tjetër projekt që do të motivojë të rinjtë  të qëndrojnë në vendlindjen e tyre“- theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.


Ky projekt është financuar nga Qeveria e Kosovës  me 60 mijë 598 euro  dhe Komuna e  Parteshit -Pasjan me  9 mijë e  800 euro.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors