Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri z. Slobodan Petrovic është takuar me të emëruarin e ri të Ambasadës Gjermane SHT . Dr. Ernstom Reichelom

17 Gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic,priti në takim Ambasadorin e porsaemëruar të Gjermanisë në Kosovë,  Dr. Ernst Reichel.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic uroi Dr. Reichel për pozitën e re, duke i dëshiruar vazhdim të suksesshëm të bashkëpunimit dhe përkrahjes së madhe të Gjermanisë si anëtare udhëheqëse e BE.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për situatën aktuale me aksent të posaçëm në veriun e Kosovës.

Zëvendëskryeministri  Petrovic e njoftoi Ambasadorin e Gjermanisë për  përpjekjet e Qeverisë dhe të përfaqësuesve Serb në qetësimin e situatës në veri, duke vlerësuar se kjo çështje mund vetëm me aktivitete të koordinuara  të  të gjithë partnerëve relevant, ku Gjermania do të kishte një rol të rëndësishëm, me vendosjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë të territorit të Kosovës, e po ashtu edhe nëpërmjet projekteve konkrete për avancimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Ambasadori gjerman,  Dr. Ernst Reichel  ka theksuar se  Kosova paraqet një prej prioriteteve të  politikës së jashtme të Gjermanisë dhe shprehi  gatishmërinë për përkrahje të madhe të institucioneve të Kosovës në drejtim të stabilizimit të situatës dhe në ndërtimin e shoqërisë multietnike të integruar në strukturat Euro atlantike.

Në fund të takimit, Zëvendëskryeministri  Petrovic njoftoi ambasadorin gjerman për përgatitjet rreth Konferencës Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale dhe ftoi për pjesëmarrje përfaqësues të  Qeverisë se Gjermanisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors