Prishtinë, 22 prill 2020
Zëvendësministrja e MAPL-së znj. Fatabardha Emini dhe zëvendësministri i MPBAP-së z. Bajram Gecaj, të shoqëruar edhe nga Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës z. Afrim Ahmeti, realizuan vizitën në Komunën e Gjilanit, me ç’rast u pritën nga kryetari i komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, Komiteti i Emergjencave dhe Qendra Operative Emergjente.
Të dy zëvendëministrat u njoftuan për së afërmi nga kryetari Haziri lidhur me veprimet e ndërmarra nga ana e komunës dhe masat e zbatuara kundër virusit corona COVID-19.
Gjithashtu, u konfirmua nga zëvendësministrja Emini dhe zëvendësministri Gecaj se Qeveria do të vazhdoj të jetë pranë komunave në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes së nevojshme, në drejtim të tejkalimit të sfidave dhe menaxhimit të situatës kundër virusit Corona COVID-19.