Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministrat Emini, Gecaj dhe Sadiku, vizituan komunën e Ferizajt

Prishtinë, 20 maj 2020

Zëvendësministrja e MAPL-së znj. Fatbardha Emini e shoqëruar nga zëvendësministri i MPBAP-së, z. Bajram Gecaj dhe zëvendësministri i MSH-së, z. Izet Sadiku vizituan komunën e Ferizajt, ku u pritën nga kryetari i komunës, z. Agim Aliu.

Me këtë rast, zëvendësministrat Emini, Gecaj dhe Sadiku u njoftuan nga kryetari Aliu lidhur me veprimet që janë ndërmarrë nga ana e komunës për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Po ashtu, në përmbyllje të takimit u pajtuan se duhet të vazhdohet edhe më tej me respektimin e masave, si dhe u theksua se është e nevojshme të raportohet nga secili segment në zinxhirin e tyre institucional me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors