Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare KLGI, z. Valmir Gashi për financimin e projektit "Forcimi i kapaciteteve për sektorët strategjik komunal". 18 prill 2017, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare KLGI, z. Valmir Gashi për financimin e projektit "Forcimi i kapaciteteve për sektorët strategjik komunal".
Projekti ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes lokale, në rritjen e performances komunale për ushtrimin efektiv të funksioneve, kompetencave dhe detyrave në funksion të zbatimit të strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026.