Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare "7 arte", z. Lulzim Hoti, për financimin e projektit, "Panairi i gjelbër dhe artizanateve – edicioni i II-të". 2 maj 2017, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare "7 arte", z. Lulzim Hoti, për financimin e projektit, "Panairi i gjelbër dhe artizanateve – edicioni i II-të".
Projekti ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e kreativitetit, si dhe ngritjen e vetëdijesimit sa i përket konsumimit të produkteve shtëpiake.