Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “AROMA”, z. Besir Zyberi për financimin e projektit "Profili ekonomik i komunave". 25 prill 2017, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “AROMA”, z. Besir Zyberi për financimin e projektit "Profili ekonomik i komunave".
Qëllimi i projektit është realizimi i një filmi dokumentar përmes së cilit synohet të bëhet promovimi ekonomik bujqësor i komunave në Republikën e Kosovës duke përfshirë kultivimin e kulturave bujqësore, si rrushi dhe frutat e malit (malinë, boronicë, mana, thana, etj), kapacitetet prodhuese të kompanive vendore në përpunimin e tyre, si dhe përkrahja e qeverisë dhe komunave në këtë sektor, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.