Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare – Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM”

Në kuadër të financimit të projekteve për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare – Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM”, z. Xhavit Mehmeti për financimin e projektit “Forcimi i mekanizmave konsultativ dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”. 14 prill 2017, Prishtinë

Në kuadër të financimit të projekteve për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare – Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM”, z. Xhavit Mehmeti për financimin e projektit “Forcimi i mekanizmave konsultativ dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti ka për qëllim sensibilizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike përmes konsultimeve, diskutimeve, debateve, iniciativave, propozimeve si dhe fuqizimit të trupave konsultativ siç janë: forumet, komitetet dhe komisionet.

Aktivitetet të cilat do të realizohen gjatë projektit  janë të fokusuara në organizimin e trajnimeve me temë “Roli dhe rëndësia e komiteteve konsultative në jetën publike”.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors