Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare "Harvard Professional Academy", z. Xhemajl J. Berisha, për financimin e projektit "Rritja e kapaciteteve të zyrtarëve lokal për qeverisje, respektivisht shërbime dhe prokurim në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas”. 5 maj 2017, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare "Harvard Professional Academy", z. Xhemajl J. Berisha, për financimin e projektit "Rritja e kapaciteteve të zyrtarëve lokal për qeverisje, respektivisht shërbime dhe prokurim në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas”.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal të komunave: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas për e-qeverisjen, e-shërbimet dhe e-prokurimin. Në këtë mënyrë bizneseve dhe qytetarëve u mundësohet qasja online në shërbimet e prokurimit, duke rritur efikasitetin e organeve lokale dhe mundësitë për bizneset dhe qytetarët që të marrin shërbime të shpejta në çdo kohë.