Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare ” Shoqata e të Verbërve të Kosovës”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Shoqata e të Verbërve të Kosovës”, z. Mexhit Foniqi për financimin e projektit "E drejta për qasje të lirë". 25 prill 2017, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Shoqata e të Verbërve të Kosovës”, z. Mexhit Foniqi për financimin e projektit "E drejta për qasje të lirë".

Projekti ka për qëllim avokimin përpara drejtoriatit të shërbimeve publike në 4 komuna si: Gjakovë, Malishevë, Rahovec dhe Istog me qëllim të adaptimit të semaforëve akustikë të fushave taktile që orientojnë të verbërit deri tek semafori.