Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Bajram Gecaj po qëndron në vizitë zyrtare në Hungari

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht Dr. József Czukor, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, dhe Zëvendësambasadori Asdren Gashi. 7 mars 2017, Prishtinë
 
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht Dr. József Czukor, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, dhe Zëvendësambasadori Asdren Gashi.

Në nje takim jashtëzakonisht miqësor dhe konstruktiv u diskutuan rrjedhat politike kosovare, hungareze, por edhe më gjërë, me aksent në zhvillimin dhe përparimin më tutje të marrëdhënieve miqësore dhe ndihmës e bashkëpunimit reciprok.

U diskutua gjithashtu bashkëpunimi në fushën e pushtetit lokal, por edhe në shkëmbimin e përvojave në çasjen e ndërsjelltë ndaj komuniteteve pakicë. Z. Czukor premtoi ngritje përkrahjeje dhe bashkëpunimi, si dhe një vizitë të tij personale, por edhe të një delegacioni shtetëror hungarez në Republikën e Kosovës.
 
Vizita e Zëvendësministrit Gecaj në Hungari u realizua me ftesë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markuszu për një  vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors