Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati dhe sekretari i përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pas vendimit të Qeverisë për inicimin e procedurave për themelimin e Komunës së Hasit, realizuan takime të ndar…
Prishtinë: 17 maj 2013
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati dhe sekretari i përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pas vendimit të Qeverisë për inicimin e procedurave për themelimin e Komunës së Hasit, realizuan takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja dhe Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Pal Lekaj, si dhe me përfaqësues të këshillit iniciues të fshatit Rogovë dhe fshatrave për rreth.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi rreth vendimit të Qeverisë që rezulton me realizimin e obligimit ligjor për konsultim me Kryetar të Komunave dhe përfaqësues të lokaliteteve për të cilat pretendohet të themelohet komuna e re.
Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe nikoqirët u dakorduan për realizimin e takimeve edhe në një të ardhme të afërt, lidhur me obligimet që dalin nga legjislacioni përkatës në fuqi, për themelimin e komunave të reja.
Po ashtu, në takim është diskutuar për caktimin e pikave kontaktuese nga Komunat përkatëse si dhe nga përfaqësues të fshatit Rogovë dhe fshatrave për rreth, lidhur me realizimin e bashkëpunimit të plotë për realizimin e hapave në vijim.
Në takim u tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë të mbetet e hapur për të gjithë akterët, në mënyrë që të ekzistojë një bashkëpunim i mirëfilltë dhe procesi i themelimit të Komunës së re të Hasit, të finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.