Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, mori pjesë në Konferencën e Dytë Vjetore të Shërbimeve Sociale me temë: “Inovacioni dhe Qëndrueshmëria për Shërbimet Sociale”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, mori pjesë në Konferencën e Dytë Vjetore të Shërbimeve Sociale me temë: “Inovacioni dhe Qëndrueshmëria për Shërbimet Sociale”.
“MAPL-ja ka punuar fuqishëm edhe në bashkëpunim me Ministritë e tjera, komunat dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtarë për transferimin e funksioneve tjera. Tani që shumica e kompetencave janë transferuar në mënyrë përkatëse dhe në pajtim me Kartën Evropiane mbi Vetë-qeverisjen Lokale, MAPL-ja do të kërkojë përfshirjen e mënyrave të reja të transferimit të juridiksionit duku u bazuar në përvojat e shteteve dhe sistemeve tjera”, tha në këtë Konferencë, Zëvendësministri Musmurati.
Zëvendësministri Musmurati premtoi mbështetje për trajnime adekuate të punonjësve të caktuar në ofrimin e shërbimeve sociale në komuna, si dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës dhe komunat deri në finalizimin e këtij procesi.
Sistemi i ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë ka kaluar nëpër ndryshime të thella gjatë këtij viti, ku janë bërë përparime të rëndësishme dhe këto arritje janë në linjë me drejtimin politik të vendosur me Planin e Ahtisarit dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit të nënshkruara në shkurt të viti 2009 në mes MPMS, MAPL-së, MF dhe secilës Komunë të Kosovës.
Konferenca e Dytë Vjetore e Shërbimeve Sociale mbështetet nga Projekti për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë i financuar nga UKAID/DFID, që e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në fuqizimin e sistemeve menaxhuese për decentralizimin financiar dhe administrativ të shërbimeve sociale.