Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Fejzullahu dhe Deputetja Topalli diskutuan për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore

Prishtinë, 8 Maj 2018

Zëvendësministri i MAPL-së z. Beqir Fejzullahu ka pritur në takim znj. Mexhide Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe njëherit Kryetare e Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës, me të cilën diskutuan për  zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore.

Me këtë rast, z. Fejzullahu vuri në fokus veprimet të cilat i ka ndërmarrë MAPL deri më tani dhe si rezultat i këtyre angazhimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunat, sot pozita e grave në organet e komunave është shumë më e mirë, ku sot kemi një përfaqësim prej 40% të përbërjes nga gjinia femërore e që dallon dukshëm nga mandati i kaluar ku ky përfaqësim nuk kishte kaluar 25%.

Në përmbyllje të takimit, z. Fejzullahu e falënderoj deputeten Topalli për kontributin e saj në drejtim të zbatimit të plotë të Ligjit për Barazi Gjinore në institucionet e Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors