Prishtinë, 25 prill 2019
Me ftesë të Ministrit të Drejtësisë, zëvendësministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.
Takimi synonte prezantimin e arritjeve, përcaktimin e prioriteteve dhe masat zbatuese që rrjedhin nga Strategjia e zbatimit, duke përfshirë ato që lidhen me Programin e reformës ekonomike të Qeverisë së Kosovës, si dhe identifikimin e problemeve që shkojnë përtej reformës në fushat e të drejtave pronësore.