Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj, u takuan sot me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, z. Halim Halimi për të diskutuar lidhur me Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën. 16 dhjetor 2016, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj, u takuan sot me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, z. Halim Halimi për të diskutuar lidhur me Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën.
Zëvendësministri Bajram Gecaj tha se takimi me Kryesuesin Halimi është vlerësuar i domosdoshëm për të shkëmbyer informatat me nivelin politik për Ligjin për Kryeqytetin.
Zëvendësministri Gecaj tha se Grupi Punues Ndërministror për përgatitjen e Ligjit për Kryeqytetin me përfaqësim të gjerë nga ministritë e linjës, Komuna e Prishtinës dhe të gjitha institucionet relevante ka përfunduar konsultimet e nivelit teknik, duke përfshirë të gjitha sugjerimet dhe komentet konstruktive lidhur me draft Ligjin.
Zëvendësministri Gecaj njoftoi se konsultimet për Ligjin për Kryeqytetin do të vazhdojnë edhe me Ministritë e Linjës siç është Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë, ndërsa theksoi gjatë hartimit të draft Ligjit për Kryeqytetin janë përfshirë përvojat më të mira të organizimit të Kryeqyteteve në rajon dhe vendeve të BE-së.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, z. Halim Halimi, falënderoi Zëvendësministrin Gecaj për iniciativën që draft Ligji për Kryeqytetin të diskutohet edhe me nivelin politik pasi që këto konsultime janë të domosdoshme.