Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti në takim delegacionin nga Organizata… 10 qershor 2011
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti në takim delegacionin nga Organizata Frackal nga Beogradi të shoqëruar nga kryetari i Komunes se Kllokotit, z. Sasha Mirkovic, nen- kryetaret e komunave, Dejan Jocić-nga komuna e Sterpces, Nebojsha Kenic nga Komuna e Ranillugut dhe Radovan Denic nga komuna Novo Bërdes.
Në takim u diskutua për progresin qe ka shënuar procesi i decentralizmit në Kosovës pas themelimit të komunave të reja Gracanicë, Ranillug, Kllokot, Partesh dhe zgjerimi i Komunës së Novobërdës.
Zëvendësministri i MAPL- se z. Basri Musmurati e njoftoi delegacionin lidhur me rolin e MAPL- së ne raport me komunat e reja përkatësisht veprimet qe ka ndërmarrë MAPL – ja në drejtim te funksionalizimit dhe zhvillimit të komunave të themeluara me procesin e decentralizimit.
Sipas Drejtorit te Organizatës, z. Filip Pavlovaovic, organizata Fraktal do ti mbështes komunat e reja që të zhvillojnë strategji dhe zbatojnë politika që do ti heqin pengesat për zhvillimin e biznesit lokal.
Zëvendësministri Musmurati tha se Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjitha organizatat që ndihmojnë në forma të ndryshme zhvillimin e komunave në Kosovë.