Prishtinë, 20 shkurt 2019
Dje, me 19 shkurt 2019, zëvendësministri i MAPL-së z. Bashkim Krasniqi së bashku me Udhëheqësen e Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna znj. Fakete Kuka dhe Këshilltarin Politik të Kryeministrit z. Isa Osmani realizuan vizitën në Komunën e Deçanit, përkatësisht Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim, me ç’ rast u priten nga Zyrtari Komunal për Integrime Evropiane z. Nezir Balaj dhe Koordinatori i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim z. Shaban Pejçinoviq.
Takimi kishte për qëllim njoftimin për së afërmi lidhur me të arriturat dhe sfidat e komuniteteve pakicë, si dhe gjendjen e përgjithshme të komuniteteve në këtë Komunë.
Vizitat e tilla monitoruese do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës.