Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Musmurati priti në takim kryetarin e SBASHK-ut Ali Shabanaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, ka pritur sot në takim z. Ali Shabanaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

01 tetor 2012, Prishtinë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, ka pritur sot në takim z. Ali Shabanaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Në këtë takim Zëvendësministri, Musmurati dhe z. Shabanaj, biseduan për Projektin e Qendrës Multietnike Sindikale, i cili projekt pritet të përfundojë më 31 dhjetor.

Z. Shabanaj, kryetar i SBASHK-ut, njoftoi Zëvendësministrin e Pushtetit Lokal, Z. Musmurati për rezultatet dhe efektet pozitive të inkuadrimit të minoritetit serb dhe të tjerëve në këtë projekt.

Me këtë rast Zëvendësministri, Musmurati, premtoi se brenda mundësive, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të përpiqet  që të ofrojë mbështetje në realizimin e këtij projekti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors