Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti në takim përfaqësues nga Organizata e Qeverisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë GIZ, Projekti për Zhvillim ekonomik Rural në Kosovë.
15 nëntor 2011, Prishtinë
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati priti në takim përfaqësues nga Organizata e Qeverisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë GIZ, Projekti për Zhvillim ekonomik Rural në Kosovë.
Më këtë rast përfaqësuesit e GIZ-it Xhevat Lushi dhe Mustafë Kastrati, e njoftuan zëvendësministrin Musmurati rreth aktiviteteve për organizimin e kësaj një Tryeze të rrumbullakët, objektivi kryesor i të cilës do të jetë inicimi i projekteve të reja dhe forcimi i bashkëpunimit në mes institucioneve të nivelit qendror përgjegjëse dhe komunave kufitare të të tri vendeve (Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë) duke u bazuar në principet e Politikave Evropiane mbi bashkëpunimin ekonomik.
Në këtë tryezë është planifikuar të marrin pjesë rreth 80 zyrtarë si: kryetarët e komunave, zyrtar të qeverisë nga niveli qendror, organizatat ndërkombëtare dhe ato lokale nga tri vendet: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.