Prishtinë, 29 tetor 2020
Sot, Zëvendësministrja e MPL-së znj. Shkodra mori pjesë në tryezën për Reformën në administratë publike të organizuar nga Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit. Me ç ‘rast u theksua se reforma është e domosdoshme si nevojë për të rritur efikasitetin institucional, për kursim të parasë publike, ulje të shpenzimeve, ulje të kostos së qytetarëve e bizneseve dhe rritje ekonomike.