Zëvendësministrja Emini priti në takim zëvendësministrin Gecaj

Prishtinë, 16 prill 2020

Zëvendësminitrja e MAPL-së znj. Fatbardha Emini ka pritur në takim pune zëvendësministrin e MPBAP-së z.Bajram Gecaj, me ç’rast biseduan lidhur me masat e ndërmarra dhe zbatueshmërinë e tyre nëpër Komunat e Republikës së Kosovës për parandalimin e virusit Corona Covid – 19.

Të dy zëvendësministrat u dakorduan që koordinimi ndërinstitucional të vazhdoj me këtë dinamikë, me qëllim që të jenë sa më afër kërkesave dhe nevojave të Komunave të Republikës së Kosovës.