Zëvendësministrja Emini takon Ministrin Zemaj

Prishtinë, 25 Qershor 2020
Zëvendësministrja e Pushtetit Lokal znj. Fatbardha Emini ka takuar Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, me ç’rast diskutuan për veprimet e ndërmarra nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe zbatimin e Udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet publike dhe private.
Gjithashtu, znj. Emini dhe z. Zemaj biseduan edhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me komunat, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe minimizimit të rasteve me virusin Covid – 19.