Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministrja Emini takon Njomza Eminin, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci

Prishtinë, 30 Qershor 2020
Zëvendësministrja e Pushtetit Lokal znj. Fatbardha Emini sot ka takuar znj. Njomza Emini, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci. Në takim u diskutua roli i forumit e cila është organizatë e shoqërisë civile, që realizon aktivitete për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendimmarrje, me synim që gratë dhe vajzat të zhvillohen në aspekt profesional.
Gjithashtu, në takim u diskutuan edhe format e mundshme të bashkëpunimit, ku zëvendësministrja u zotua se Ministria e Pushtetit Lokal do të konsideroj “mundësitë për bashkëpunim me këtë organizatë në misionin e tyre për ngritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në vendimmarrje”.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors