Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë është prioritet i Ministres Hodžić

Në takimin i cili ishte iniciuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e kryesuar nga Ministrja Adrijana Hodžić, u trajtua tema e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës me theks të veçantë në veri.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, Këshilltari pranë Zyrës së Kryeministrit për politika të ujit, Baton Begolli, Drejtori i Përgjithshëm i KEDS Alper Erbas, Drejtori i Zyrës Ligjore në KEDS, Arber Krasniqi, Drejtori Ekzekutiv për rrjetin në KEDS, Alpin Dogan dhe Drejtori i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicës Sami Miftari.

Si rezultat i diskutimeve, të gjithë të pranishmit u dakorduan që të zhvillohen mekanizma për të lehtësuar funksionimin e furnizimit me ujë në Mitrovicë.

Të gjitha palët ranë dakord për të dhënë kontributin e saj për të siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në furnizim me ujë pa ndonjë kufizim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors