Duke iu përgjigjur gatishmërisë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak, Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë ditës së sotme kanë të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.
Aktiviteti për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë. 18 korrik 2016, Prishtinë
Duke iu përgjigjur gatishmërisë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak, Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë ditës së sotme kanë të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.
Aktiviteti për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë.
Dhurimi vullnetar i dhënies së gjakut ka nisur në ora 13:30 në ambientet e Ndërtesës së ish Rilindjes dhe interesimi i stafit të MAPL-së ishte i konsiderueshëm.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha në vazhdimësi dhuron gjak, dhe se sipas tij gjaku është i nevojshëm sidomos për të aksidentuarit të cilët kohëve të fundit janë shpeshtuar.
“Nuk është hera e parë që dhuroj gjak. Kjo çështje është diskutuar edhe ne Ministrinë tonë, dhe së bashku me Ministrin Maric dhe me U.D. të Sekretares, Znj. Rozafa Ukimeraj, dhe kemi vendos që në Ministrinë tonë të fillojmë një aktivitet të tillë, dhe ky aktivitet të jetë në vazhdimësi që të dhurohet gjak sepse unë besoj që është një çështje jashtëzakonisht humane”, tha Gecaj.
Përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, falënderuan stafin e MAPL-së për aktivitetin e marrë për dhurimin e gjakut, ngase nevojat e QKUK-së janë shumë të mëdha për aktivitetitet e tilla.