Grupi Punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme dhe komiteteve tjera në komunë, me datë 21.12.2020, ka mbajtur takimin e fundit ku ka finalizuar udhëzimin e lartë cekur, i cili ka kaluar fazat e konsultimit publik përmes platformës elektronike si dhe diskutimit me zyrtarët komunal, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, përmes takimeve si dhe postës elektronike.