26 shkurt 2021, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik në MPL, znj. Vjollcë Jashanica, merr pjesë në ligjeratën online të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në përkrahje të projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave” (JUFREX).
Ligjërata është mbajtur nga ekspert të Këshillit të Evropës dhe është fokusuar në ofrimin e njohurive të standardeve të avancuara, ku përfshihen Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe legjislacioni vendor.