Grupit Punues konform Vendimit Nr. 02-122 të datës 10.02.2021 dhe Planit Legjislativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2021, ka realizuar sot takimin e parë për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Funksionimin e Qendrave të Shërbimeve të Qytetarëve në Komunë.
Rekomandimet për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Funksionimin e Qendrave të Shërbimeve të Qytetarëve në Komunë ishin që të sigurohen inpute nga komunat konkretisht nga Koordinatorët e Qendrave për shërbim të qytetarëve në komunë, dhe të ndiqen hapat ligjor për konsultim publik dhe paraprak konform legjislacionit në fuqi.