5 mars 2021, Prishtinë
Sot, Znj. Venera Çerkini, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të komunave në MPL, është takuar me z. Habit Hajredini Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit.
Në këtë takim u diskutuan aktivitetet e përbashkëta të cilat janë realizuar në vitet paraprak në fushën e të drejtave të njeriut në komuna, si dhe aktivitetet të cilat planifikohen të realizohen përgjatë këtij viti.
Së bashku u pajtuan që ky bashkëpunim dhe koordinim i shkëlqyeshëm do të vazhdoj edhe më tej me qëllim të realizimit të aktiviteteve që ndërlidhen me fushën e të drejtave të njeriut.