Konform agjendës për plotësim-ndryshimin e akteve nënligjore, u mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Rregullores (MAPL) Nr. 01/2017 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës në të cilin takim u diskutua për plotësimin dhe ndryshimin e bazës ligjore sipas kërkesës së Zyrës ligjore të Kryeministrit dhe dispozitave të tjera brenda aktit, po ashtu për koordinimin dhe diskutimin e këtij akti me zyrtar ligjor të komunave në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave e Kosovës dhe misionin e OSBE-së.