10.09.2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e mbështetur nga Save the Children në Kosovë dhe Syri i Vizionit në bashkëpunim me ZQM/ZKM, kanë mbajutur punëtorinë dy ditore nga data 9 – 10 shtator 2021, me anëtarët e grupit punues dhe zyrtarë tjerë nga komunat.
Z.Besim Murtezani, U.D. Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, znj. Luljeta Ibishi – Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, z.Veton Kryeziu nga Save the Children dhe z.Naser Lajqi, nga Syri i Vizionit, prezantuan Draft Udhëzimin Administrativ “Ekipi për të Drejtat e Fëmijës” në pajtim me nenin 20 të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës si dhe i plotësuar me ndryshime, nga prezantimet e grupeve.
Kjo punëtori u mundësua nga Save the Children përmes projektit ‘Fuqizimi i OSHC-ve në Kosovë dhe Evropë’ e financuar nga Sida dhe e realizuar nga Syri i Vizionit.