04.10.2021
Z. Besim Murtezani, U.D Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, kanë mbajtur punëtorinë e radhës me grupin punues dhe kanë prezantuar draftin final të Udhëzimit Administrativ “Ekipi për të Drejtat e Fëmijës” në pajtim me nenin 20 të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijës nr. 06/L-084.
Kjo punëtori u mundësua nga Save the Children përmes projektit ‘Fuqizimi i OshC-ve në Kosovë dhe Evropë’ e financuar nga Sida, e realizuar nga Syri i Vizionit.