Prishtinë, 21.10.2021
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MAPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në seminarin për prezantimin e Sistemit të Monitorimit të zbatimit të Ligjit 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/ZKM, në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ‘Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë për Ballkanin Perendimor’.
Korniza e monitorimit ka identifikuar tregues të saktë e të zbatueshëm të cilët do japin pasqyrë të qartë nivelit të zbatimit të legjislacionit, unifikimin e të dhënave të matshme dhe të krahasueshme ndër vite si dhe zbatimin e tyre në të gjitha nivelet institucionale.
Ky sistem do të avancojë monitorimin e Ligjit 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi, në vecanti mekanizmave në nivel lokal.