24 gusht 2018, Prishtinë
Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal diskuton zbatimin e planit të punës për këtë vit, të orientuar në menaxhimin e projekteve kapitale në komuna, avancim të buxheteve komunale, bashkëpunimin ndërkufitar dhe bashkëpunimin ndër komunal. Në kuadër të realizmit të aktiviteteve të Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal janë adresuar aktivitetet të cilat planifikohen të realizohen në periudhën e fundit të vitit.