Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Delegacioni nga Shqipëria vizitoi komunën e Mitrovicës

14 qershor 2019, Prishtinë

Dje, me 13 qershor 2019, znj. Luljeta Ibishi Ferizi, nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga GIZ-i, në kuadër të projektit rajonal për të drejtat sociale për grupet e margjinalizuar ( SoRi), pjesë e projektit është edhe komuna e Mitrovicës.

Delegacioni nga Bashkia e Vlorës të shoqëruar nga përfaqësues nga Instituti Kombëtarë për Studime Sociale me seli në Tiranë, janë pritur nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Faruk Mujka.

Qëllimi i këtij takimi, ishte diskutimi rreth projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i përvojave të ndryshme nga të dy qytetet, si në fushën e ndihmës sociale, arsimit, shëndetësisë dhe të drejtave të njeriut.

Delegacioni nga Shqipëria sipas agjendës, vizituan kullën e Isa Boletinit të cilët nderuan jetën dhe veprën e heroit kombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors