Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Diskutohen modalitetet për zhvillimin dhe avancimin e sistemeve të TI-së së Komunave

Prishtinë, 17 prill 2020

Është mbajtur takimi i parë virtual ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së, përfaqësuesit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit z. Halim Thaçi dhe përfaqësuesit të Komunave z. Remzi Muja, për të diskutuar lidhur me sistemet ekzistuese të intranetit dhe ueb faqeve të komunave.

Në këtë takim virtual, u diskutuan orientimet afatmesme, si dhe identifikimi i nevojave të komunave lidhur me zhvillimin dhe avancimin e këtyre sistemeve, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe cilësisë, në ofrimin e shërbimeve më të mira komunale për qytetarët.

Takime të ngjashme do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors