Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Dita e BE-së për Antitrafikim /Lansimi i Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz

19.10.2010, Prishtinë

Mos hesht! Bëj diçka, NDAL trafikimin me njerëz!

MPL ka marrë pjesë në hapjen  e  fushatës  në Konferencën e  organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme / Autoriteti Kombëtar Kundër Trafikim me Njerëz, e cila fushatë u hap nga ministri z. Agim Veliu, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës z. Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hoti, si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi special i BE-së z. Szunyog.

Gjatë kësaj ceremonie u theksua se duke ju referuar statistikave të viteve të fundit në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz dhe kjo ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës. “Për gati dy dekada, parandalimi i trafikimit njerëzor ka qenë një detyrë prioritare e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka realizuar angazhimin e saj për eliminimin e këtij fenomeni me masa të shumta, gjithashtu duke caktuar koordinator kombëtar kundër trafikimit me njerëz dhe krijimin e Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikim  me Njerëz që nga viti 2008”.

Në Konferencë u paraqiten gjithashtu statistikat për periudhën janar-shtator 2020 si:  identifikimi i 11 viktimave të trafikimit me njerëz, arrestimi i 59 personave të dyshuar për veprat penale të trafikimit dhe veprave që ndërlidhen me trafikimin, si dhe 18 kallëzime penale.

Fushata Kundër Trafikimit me Njerëz do të zgjasë një muaj dhe synon  ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi këtë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors