Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve për projekte janë mbajtur në Pejë dhe Podgoricë

17 janar 2019

Sekretariati i Përbashkët Teknik i IPA Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal e Republikës së Kosovës kanë organizuar Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve për projekte.

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozimeve në kuadër të IPA programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë, këto evenimente janë organizuar  në Pejë (Kosovë) me 27 Dhjetor të vitit 2018 dhe në Podgoricë me 11 Janar të vitit 2019. Në Ditët informuese/Forumet për kërkimin e partnerëve për projekte morën pjesë gjithsejtë 81 përfaqësues të komunave, organizatave jo-qeveritare, institucioneve arsimore dhe institucioneve tjera nga të dy vendet.

Qëllimi i ngjarjes ishte informimi i pjesëmarrësve rreth IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, parimeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe përmbajtjes së përgjithshme të paketës së aplikimit. Për më tepër, pjesëmarrësit morën pjesë në punëtori tematike varësisht nga interesi i tyre, gjë që iu mundësoi atyre të ndajnë idetë e projektit, të identifikojnë partnerët potencialë, të shkëmbejnë kontakte dhe të krijojnë bazat për partneritete potenciale në të ardhmen me aplikantë potencialë nga ana tjetër e kufirit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors