18 prill 2018
Sot, me 18 Prill 2018, zyrtarët e Divizionit për menaxhimin e projekteve pranë MAPL-së, kanë realizuar vizita në komunat: Gjakovë, Junik dhe Deqan për të diskutuar lidhur me projektet që do të financohen në këto komuna gjatë vitit 2018.
Vizita në këto komuna është bërë me qëllim që të zbatohen suksesshëm këto projekte. Gjatë këtyre vizitave është biseduar me zyrtarët e prokurimit, urbanizmit dhe menaxherët e projekteve të komunave.