Me 5 korrik 2023 u mbajt trajnimi 1-ditorë për ngritjen e kapaciteteve te përfituesve për zbatimin e projekteve ndërkufitare të thirrjes së 3-të të financuara nga Bashkimi Europian. Pjesëmarrës në këtë takimin ishin edhe Strukturat Operuese të programit të bashkëpunimit ndërkufitar nga Shqipëria dhe Kosova, dhe përfaqësues nga CBIB.
Trajnimi u realizua në Amfiteatrin e objektit të Rilindjes në Prishtinë, nën organizimin e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të programit dhe mbështetje të dy SO-ve (MAPL dhe SASPAC).