Prishtinë, 19 korrik 2019
Në zyrat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është mbajtur takimi konsultativ i Grupit Punues për Sistemin e Menaxhimit të Përformancës Komunale (SMPK) lidhur me përfshirjen e fushës së zhvillimit ekonomik lokal në sistemin e menaxhimit të performancës komunale.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga MAPL, znj. Vjollca Selimi, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal, znj. Majlinda Shaqiri, Zyrtare e Lartë për Transparencë Komunale, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik/Përfaqësues nga Divizioni për Zhvillim Strategjik, si dhe eksperti i fushës.
Po ashtu, në këtë takim u diskutuan edhe treguesit e propozuar për matjen e zhvillimit ekonomik lokal.