Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është mbajtur takimi lidhur me transparencën e punës së Komunës së Parteshit

26 qershor 2019, Çagllavicë

Me datë 26 qershor 2019, është mbajtur takimi lidhur me transparencën e punës së Komunës së Parteshit në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga MAPL-ja, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë Komunale, Znj. Majlinda Shaqiri, Zyrtare e Lartë për Transparencë Komunale, përfaqësues të Mediave vendore, përfaqësues të Komunës së Parteshit si dhe përfaqësues të OJQ –ve.

Znj.Nazmije Krasniqi  prezantoi transparencën e punës së kësaj  Komune,  e cila theksoi  nivelin jo te kënaqshëm në publikimin e informatave në ueb faqe të kësaj Komune,  si dhe mungesë e transparencës në respektimin  e gjuhëve zyrtare, ku  shumica e  informatave në ueb faqe  janë të publikuara  vetëm në gjuhën serbe.

Pas prezantimit  u hap diskutimi i përbashkët me ç’rast përfaqësues të Mediave patën rastin të parashtrojnë pyetje të cilat i drejtoheshin MAPL-së, përfaqësuesit të Komunës, si dhe u debatua rreth problemeve  dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet kjo komunë.

Takimi u përmbyll si i suksesshëm me sugjerime të dala për hapat në vijim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors