23 dhjetor 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Pushtetit Lokal (MPL), znj. Vjollcë Jashanica, ka zhvilluar intervistën online lidhur me vlerësimin përfundimtar të mbështetjes nga Sida për Agjencionin për Barazi Gjinore në Kosovë 2015-2020.
Qëllimi kryesor i intervistës ishte vlerësimi i rezultateve të arritura kundrejt objektivave të dakorduara të projektit, identifikimi i faktorëve kryesorë të suksesit apo pengesave, sigurimi i sugjerimeve praktike për Agjensionin për Barazi Gjinore (ABGJ) për përfshirjen e rezultateve, dhe informimi i mundësive të ardhshme për forcimin e kapaciteteve gjinore.