Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“Fuqizimi i strukturave për mbrojtje nga diskriminimi në nivel qendror dhe lokal”

12 Nëntor 2020, Prishtinë

Zyrtarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në Punëtorinë me tëmën “Fuqizimi i strukturave për mbrojtje nga diskriminimi në nivel qendror dhe lokal”.

Gjatë punëtorisë u diskutuan nevojat dhe të drejtat e grupeve të ndjeshme, mbledhja e të dhënave, zhvillimi i statistikave, vendosja e prioriteteve në planin e punës, njohje me terminologjitë për të drejtat e personave LGBTI si dhe forcimin e koordinimit si dhe bashkëpunimit të institucioneve me shoqërinë civile.

Punëtoria në këtë fazë i’u dedikua zyrtarëve për mbrojte nga diskriminimi në të gjitha ministritë, ku më pas do të vazhdoi për zyrtarë ligjorë, zyrtarë për zhvillimin e politikave si dhe sektorëve të burimeve njerëzore në ministritë e linjës.  Ndërsa në nivel lokal, punëtoria i dedikohet zyrtarëve për mbrojtje nga diskriminim në komuna, zyrtarëve të drejtorisë për shëndetësi, arsim, kulturë dhe mirëqenie sociale.

Punëtoria u organizua nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit, në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Zoom.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors