Prishtinë, 25 shtator 2019
Dje, datë 23 shtator 2019, është mbajtur takimi konsultativ ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe përfaqësuesve të USAID –it lidhur me fushën e transparencës së Komunave të Republikës së Kosovës..
Në takim u diskutua rreth fushës së transparencës komunale, procesit të monitorimit të faqeve zyrtare të komunave dhe vështirësive të shfaqura, si dhe rreth organizimit të një tryeze të përbashkët MAPL/USAID.