Riga, 04 dhjetor 2019
Anëtarët e grupit ndërministror të komunikimit të procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës janë duke marrë pjesë në vizitën studimore për komunikimin e MSA-së në Letoni. Vizita ka filluar nga data 3 dhjetor dhe do të përmbyllet me datë 6 dhjetor 2019.
Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i kapaciteteve të zyrtarëve të komunikimit, marrja e përvojave, si dhe zhvillimi i kontakteve me kolegët nga Ministritë dhe Agjencitë e Republikës së Letonisë.
Kjo vizitë është mbështetur nga GIZ/Projekti KLSC.