Është mbajtur takimi virtual i grupit punues për hartimin e metodologjisë për verifikimin e të dhënave komunale.
Në takim përveç përfaqesuesve të MAPL-së, morën pjesë edhe përfaqësues nga projekti DEMOS dhe përfaqësues të komunave, përkatësisht koordinatorët komunal për performancë.
Gjithashtu u prezantua projekt metodologjia për verifikimin e të dhënave komunale, me ç’rast grupi punues pas diskutimeve të zhvilluara e cilësoi se metodologjia tani më është e konsoliduar dhe më afër finalizimit, si dhe krahas kësaj, e njëjta të bëhet referencë e kompletuar për akterët që janë pjesë e sistemit për menaxhimin e performancës komunale.