Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Janë mbajtur punëtoritë regjionale për “Projekt-Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/08 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane

23. 05. 2019, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në agjendën legjislative për vitin 2019 ka paraparë hartimin e “Projekt-Udhëzimit Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 2008/08 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane”.

Me qëllim të plotësimit dhe ndryshimit të këtij Udhëzimi Administrativ, MAPL, në bashkëpunim me OJQ Syri i Vizionit, organizuan punëtoritë e përbashkëta, me Kryesues të Kuvendeve të Komunave, Drejtor të Drejtorive të Administratës së Komunave, Drejtor të Drejtorive për Financa, Organizata të Shoqërisë Civile dhe kryetar të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane të regjionit të Gjakovës, ku përfshihen komunat si: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, si dhe tëë regjionit të Gjilanit, ku përfshihen komunat si: Gjilan, Viti, Partesh, Kamenicë, Ranillug dhe Novobërdë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors